Pyetje dhe përgjigje

E-GOAL SH.P.K (këtu dhe në vazhdim "E-GOAL SH.P.K "ne", "jonë", "Kompania") ju falënderojmë për vizitën në faqen tonë të internetit dhe për interesimin tuaj për kompaninë tonë dhe ofertat që ofron. Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe dëshirojmë që të ndjeheni të mbrojtur kur vizitoni faqen tonë. Më poshtë ju informojmë për mënyrat e pagesave kur porosisni nëpërmjet aplikacionit ToGo:Food Delivery. Sa i përket lidhjeve (links) që mund të përmbajnë, me kusht që ato të sigurohen nga palë të treta, kjo politikë nuk zbatohet, por zbatohet politika e secilit tregtar apo ueb faqe.

Kush janë korrierët?

Korrierët janë të punësuar pranë kompanisë, të lidhur me platformën tonë. Së bashku me një smartphone dhe mjetin e ofruar nga kompania, ata janë të gati për t'ju shërbyer sa më shpejt dhe në mënyrë efektive. Dëshironi të bëheni korrier? Shkëlqyeshëm! Thjesht plotësoni formularin duke klikuar në linkun togoexpress.al/togodrivers

Si mund të bëj një porosi?

Për të porositur nga ToGo është me të vërtetë e lehtë. Vetëm ndiqni këto hapa:

  • (1) Hyr në aplikacion
  • (2) Zgjidh restorantin dhe menu-në e preferuar
  • (3) Porosit
  • Nëse keni një kupon promocional ose kredit në llogarinë tuaj ToGo, shtojeni atë gjatë porosisë dhe menjëherë aplikohet zbritja e çmimit të ofruar nga promocioni.

    Sa kushton shërbimi?

    Çmimi i shërbimit tonë optimizohet nga distanca, kështu që sa më afër adresa juaj nga restoranti aq më e ulët është kosto e shërbimit. Në çdo rast ju do të shikoni koston e shërbimit para se të vendosni porosinë tuaj.

    A është ToGo i disponueshëm në qytetin tim?

    ToGo aktualisht mbulon të gjithë territorin e qytetit të Tiranës. Aplikacioni automatikisht detekton vendodhjen tuaj dhe ju shfaq restorantet që ofrojnë shërbimin në zonën tuaj.

    Orari kur mund të porosis nga ToGo?

    Ju mund të porosisni kurdo 24/7 nga aplikacionin ToGo. Gjithësesi duke marrë parasysh aktet normative për kufizimin e lëvizjes për minimizimin e përhapjes së COVID nga institucionet shtetërore, të gjitha restorantet në ToGo ofrojnë shërbimin e tyre deri në orën 23:30 ora lokale.

    Çfarë mund të porosis?

    Aktualisht në aplikacionin ToGo ju mund të porosisni ushqimin tuaj të preferuar nga restorantet e vendosura në aplikacionin tone.

    Çfarë lloj automjetesh përdorin korrierët për dorëzim? Sa të mëdha mund të jenë porositë e mia?

    Korrierët tanë përdorin motoçikleta në mënyrë që të mund të mbajnë gjithçka që dëshironi, për sa kohë që është nën 9 kg në peshë dhe futen në një kuti me madhësi 43x40x40 cm. ToGo është e lumtur të transportojë gjithçka që ju nevojitet duke pasur parasysh këto dimensione.

    Si mund ta ndryshoj numrin tim të telefonit?

    Ju mund të ndryshoni numrin tuaj të kontaktit në detajet e profilit tuaj. Pasi të ndryshoni numrin, do të merrni një kod verifikimi. Kur të konfirmohet, numri juaj i telefonit do të ndryshohet menjëherë.

    Si mund ta ndryshoj adresën time të postës elektronike?

    Ju mund të ndryshoni adresën e emailit të lidhur me llogarinë tuaj në detajet e profilit tuaj. Pasi të ndryshohet, do të merrni një kod verifikimi ne email. Kur të konfirmohet, emaili i ri do të ndryshohet menjëherë.

    Si mund ta ndryshoj fjalëkalimin tim?

    Ju mund të ndryshoni fjalëkalimin e lidhur me llogarinë tuaj në detajet e profilit tuaj, duke përdorur emailin ose numrin tuaj të telefonit. Kur të konfirmohet, fjalëkalimi i ri do të ndryshohet menjëherë.


    Metodat e pagesës dhe incidentet


    Kur do të mbërrijë porosia ime?

    Ju mund të ndiqni në kohë reale përgatitjen e porosisë tuaj direkt nëpërmjet aplikacionit. Kur ju realizoni një porosi është restoranti ai që pranon/anullon porosinë tuaj. Koha e përgatitjes së ushqimit varet nga restoranti, ndërsa koha e dorëzimit të saj nga momenti që porosia është gati merr një kohë prej 15-20 minutash ose më shpejt në varësi të vendodhjes suaj. Në çdo rast motoçikletat e ToGo janë të pajisura me GPS dhe ju mund të ndiqni në kohë reale vendodhjen e korrierit që ka porosinë tuaj. Gjithashtu ju mund të kontaktoni direkt nga aplikacioni me chat, ose të telefononi direkt korrierin për çdo paqartësi.

    Ka produkte që mungojnë ose janë të pasakta në porosi.

    Nëse keni marrë një porosi jo të plotë ose të pasaktë, ju lutemi, të kontaktoni me kujdesin ndaj klientit I cili më pas bën ndërlidhjen me restorantin dhe sipas rasteve specifike mund të kërkohet shtimi I produktit të munguar, zbritje në koston totale të faturës, etj.

    Porosia ka mbërritur në gjendje të keqe.

    Nëse porosia juaj mbërriti në gjendje të keqe, ju duhet ta referoni direkt tek korrieri sapo merrni porosinë në dorëzim. Pas verifikimeve nga stafi i ToGo mund të kërkohet përgatitja edhe një herë e ushiqimit ose rimbursimi i faturës.

    Dua të anuloj porosinë time. A do të tarifohem për anulim?

    Ju mund të anuloni porositë, por mund të aplikohen tarifat e anulimit. Për porositë e lidhura me ushqimin, do të tarifoheni një shumë në varësi të faktorëve të mëposhtëm:

    (1) Nëse restoranti nuk e ka pranuar porosinë tuaj, ju mund ta anuloni atë pa asnjë kosto. (2) Nëse restoranti tashmë ka pranuar dhe ka filluar të përgatisë porosinë tuaj, do të tarifoheni me çmimin e produkteve. (3) Nëse korrieri arrin zonën e dorëzimit dhe përfundon porosinë, do të tarifoheni me çmimin e produkteve dhe tarifën e dorëzimit.

    Kur mund të kërkoj rimbursim të faturës?

    Klientët mund të kërkojnë një rimbursim nëse nga porosia - mungon një nga produktet e porositura, produktet janë të dëmtuara ose porosia është vonuar përtej një kohe të arsyeshme. Kur aprovohet një rimbursim, ToGo ose Restoranti do të mbulojë rimbursimin (ose ndarje e kostos), në varësi të rastit dhe problematikave të shfaqura.

    Kur një klient mund të kërkojë rimbursim?

  • Porositë e vonuara jashtë limiteve kohore
  • Produktet janë të ndryshme nga porosia e bërë nga klienti
  • Mungesa e një produkti
  • Produkte të dëmtuara
  • Alergji nga produktet e vendosura gabimisht nga restoranti kur klienti i ka specifikuar gjatë porosisë
  • *Në secilin rast klienti duhet të verifikojë saktësinë e porosisë në momentin që dorëzohet porosia nga korrieri.

    **Në rastet kur kemi dëmtime të porosisë dhe klienti nuk e verifikon në momentin e dorëzimit, porosia do të konsiderohet e pranuar.

    Kur mund ta tërheq rimbursimin tim?

    Kur pagesa e porosisë është me para në dorë rimbursimi përfitohet menjëherë, ndërsa kur keni përdorur kartat bankare rimbursimi përfitohet deri në 7 ditë pune duke u kredituar në llogarinë tuaj.

    Cilat karta mund të përdoren për pagesat online?

    Ne pranojmë VISA, MASTER CARD, AMERICAN EXPRESS.

    Si mund ta ndryshoj mënyrën time të pagesës?

    Mund të ndryshoni mënyrën tuaj të preferuar të pagesës në seksionin “Mënyrat e pagesës. Atje, mund të shtoni ose hiqni kartat tuaja. Pasi të realizohet ndryshimi mund të vazhdoni të porosisni në ToGo.

    Sa e sigurtë është shtimi/ruajtja i/e një karte krediti/debiti?

    Sistemi i pagesave në aplikacion është shumë i sigurtë. Për të rritur Akoma sigurinë e përdorimit të kartave ne nuk ruajmë asnjë informacion bankar në serverin tone

    Mund të kërkoj faturë për shërbimin?

    Për çdo porosi nga aplikacioni ToGo, në momentin e dorëzimit të saj gjenerohet një faturë automatike e cila vjen në adresën tuaj të email-it.

    Pse më është kërkuar verifikimi i identitetit?

    Kur ne vërejmë aktivitete jo normale nga llogaria juaj, për të maksimizuar sigurinë dhe për të vërtetuar që ju jeni vërtet ai/ajo që po përdor aplikacionin, nga shërbimi i klientit mund të kërkohet verifikim shtesë për të përdorur llogarinë tuaj.


    PYETJE TË TJERA


    Duhet të paguaj për shërbimin e korrierit?

    Kosto e vetme e cila duhet paguar është totali i faturës i gjeneruar gjatë porosisë. Korrieri nuk duhet t’ju kërkojë asgjë shtesë. Është në dorën tuaj nëse ju ka pëlqyer shërbimi dhe komunikimi i korrierit për të paguar një shumë që ju e konsideroni të arsyeshme për t’ja dhuruar korrierit.

    Inkurajojmë të gjithë klientët që përgjigjet e pyetjeve të mësipërme nuk ju përgjigjen pyetjeve të tjera që mund të kenë t’i drejtohen kanaleve tona zyrtare si Telefono Suportin, Email, Whatsapp, Chat në Aplikacion etj. Të gjitha informacionet e mësipërme do t’i gjeni në aplikacionin ToGo.

    ©ToGo: Food Delivery 7 Qershor,2021